Ndonëse Xhensila e ka rrëfyer nga ana e saj takimin e parë me Besin, ky i fundit për herë të parë e tregoi sot në “Xing me Ermalin”.
E nëse nuk besoni tek dashuria me shikim të parë, Besi sapo vërtetoi se ajo ekziston. Aktori i humorit tregoi momentin e parë kur pa Xhensilën e madje zbuloi se shkaktar ka qenë Nard Ndoka.
“Është hera e parë që po e them! Nuk e kam thënë kurrë. Arsyeja e daljes sime nga shtëpia për të parë Xhensilën në rrugë ka qenë Nard Ndoka. Isha në shtëpi dhe më mori në telefon Nard Ndoka dhe më tha të shkoja me të në Vlorë. Dal me makinë, shoh në rrugë një vajzë me një grua, Xhensilën me mamanë e saj. Nuk besoj në dashuri me shikim të parë kështu që bëra edhe një xhiro të dytë”, tregoi Besi duke qeshur.
“Herën e dytë ndalova makinën, dola dhe i thashë mamasë së Xhensilës: “Kush është kjo vajza se qenka shumë e bukur. Ta ruajt Zoti! Xhensila sa më pa, vazhdoi rrugën, as nuk ndaloi fare. “Është vajza ime, Xhensila, ka qenë tek Ethet”, më tha mami i Xhensilës. “Marshalla sa e mirë qenka”, iu përgjigja. Pastaj thashë me vete: “Tokë e xanun”. Fillova i shkoja nga prapa, filluam të njiheshim, të dilnim bashkë”.
“Ajo çfarë më ka afruar më shumë me Xhensilën, për fat të keq, por për fat të mirë timin, që mami i Xhensilës ishte e sëmurë. M’u desh të interesohesha unë, të shkoja në spital, u mora me kurimin e mamasë së Xhensilës. Aty fillova ta bëj Xhensilën për vete dhe kur erdhi momenti që mamaja e Xhensilës do operohej, dikush duhet të jepte gjak. Shkoi Xhensila të jepte gjak, por unë nuk e lashë dhe dhashë gjak vetë. Kaluan 6 muaj, u sëmurë prapë, dhashë gjak për herë të dytë. Tani e falenderoj me zemër Nard Ndokën që ishte shkaku i takimit tim me Xhensilën”, përfundoi Besi.
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...