Google ADS

Besi e Xhensila ndihmojnë të prekurit nga tërmeti

21:26 | 27 Nëntor 2019
A. B.

Me qindra personalitetet e njohura të artit, muzikës, televizionit e sportit kanë nisur iniciativat për tu dalë në ndihmë njerëzve të goditur nga tërmeti vdekjeprurës.

E ndër ta kanë qenë edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe burri i saj, aktori Bes Kallaku, janë parë në terren duke u dhënë mbështetjen e plotë të prekurve nga ky tërmet, shkruan portali arbresh.info

Mes lotësh dhe dhimbjes së madhe artistët kanë përkrahur të gjitha viktimat e tërmetit të tmerrshëm.

Çifti njihen si bamirës në shumë raste, e nuk kanë se si të mungojnë e të mobilizohen në këto momente të rënda për gjithë shqiptarët e prekur nga tërmeti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme