Besa Kokëdhima e përkrah Albin Kurtin: Fytyra e një patrioti

12:00 | 30 Qershor 2020
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, është njëra nga artistet që ka qëndruar gjatë në skenë.

Së fundmi, Besa ka bërë të ditur se është një përkrahëse e ish-kryeministrit Albin Kurti, shkruan portali arbresh.info

Ajo ka publikuar një foto kolazh ku ka bashkuar dy imazhe të tij një nga protestat dhe një nga seanca në Kuvend, duke shkruar:

“Albin Kurti kjo fytyrë e patriotit”.

Kujtojmë se, këtë periudhë pandemie, Besa ka qenë duke punuar mjaft shumë në projekte të reja muzikore.

Ajo është në përgatitje të një kënge të re, për të cilën ka thënë se është bashkëpunim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme