Google ADS

Bes Kallaku tregon arsyen prekëse pse nuk i uroi motrës 8 Marsin

09:29 | 9 Mars 2018
Arbresh.info

Aktori i njohur nga Shqipëria ka uruar për festën e 8 Marsit tri femrat më të rëndësishme për të.

Ai në urimi ka përfshirë, nënë e tij, gjyshen dhe bashkëshorten e tij, këngëtaren Xhensila Myrtezaj, shkruan arresh.info.

“Urime 8-Marsin, Nëna (Shpresa) që më linde, më dhe jetën, Ija që më rrite me lule dele, Xhensila që më lumturove ditët”, kishte shkruar Besi në Instagram.

Por, ai në këtë urim nuk e kishte përfshirë edhe motrën e tij Ana, ndërsa kjo ka bërë që ajo të hidhërohet për këtë veprim të aktorit.

‘Po mua lopa më paska bërë, hajt se flasim zemra e motres’ ka shkruar motra e Besit në koment .

Ndërsa, Besi ka treguar edhe arsyen pse ai nuk e bëri pjesë të urimit edhe Anën.

‘Ti je akoma e vogla ime, ajo që të rrita unë dhe nuk të shoh dot si grua, por si e vogla e “bait vet”. Të do vllai shumë”, ishte komenti i Besit ku tregonte arsyen./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme