Bes Kallaku flet për ‘vështirësitë’ e para e të qenit baba

16:32 | 16 Korrik 2018
Arbresh.info

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë çift shumë i dashur për publikun.

 

Ka pak ditë prej kur Xhensila solli në jetë Ajkën e vogël, e cila ndryshoi tërësisht kuptimin e jetës së tyre.

Bes Kallaku përmes rrjeteve sociale ka treguar ‘vështirësitë’ e para të të qenit baba, pasi ai ka hall me gjumin.

“Kerkoj gjume me qera. Me duhet vec nja 2 ore, e kthej prap”, ka shkruar aktori.

Tri ditë më parë, çifti kishin kumtuar lajmin se janë bërë prindër, ndërsa kërkuan publikisht që të respektohet privatësia e vajzës, ngase mund të qarkullonin imazhe të saj, pa lejen e tyre./Arbresh.info/

 

Image

Të ngjashme