Aktori e këngëtari i njohur, Bes Kallaku feston ditën e sotme 35-vjetorin e lindjes.
Në drejtim të Besit kanë vërshuar qindra urime, nga fansat e miqtë, por më i veçanti mes tyre është ai i bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezaj. Këngëtarja e njohur ka publikuar një seri fotosh në InstaStory, ku janë fiksuar moment të ëmbla me Besin. Imazhet në fjalë janë shoqëruar me dedikime të bukura, të cilat tregojnë se dyshja janë më të dashuruar se kurrë.
“Momentet më të lumtura në jetë i kam kaluar me ty dhe prej teje! Sot ti feston 35-vjetorin, por shpirti yt vazhdon të jetë 3.5 vjeç. Ti që nuk lodhesh kurrë, ti që gjithmonë bën më shumë dhe për veten mendon në fund. Sytë më me dritë që kam parë. Kraharori i paqes, aty ku mbështetem pa frikë. Do të më mungoje edhe nëse nuk do të takoja kurrë”, shkruan Xhensila.
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...