Google ADS

”Bërtiste e thyente gjithçka”: Paloma rrëfen për betejën e bashkëshortit të saj me alkoolin

00:43 | 16 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Ky edicion i ‘’Big Brother Vip’’ më shumë se gjithçka tjetër ka shërbyer për të treguar anët njerëzore dhe përditshmërinë e shumë personazheve që publiku është mësuar t’i ndjekë vetëm nën filtrin e spektaklit dhe ekranit.

Të shumta kanë qenë rastet kur ata kanë ndarë me njëri-tjetrin eksperienca, vështirësi dhe momente të tjera të rëndësishme nga jeta e tyre.

Ishte Paloma e cila ndau me Monikën një nga momentet më të vështira që I është dashur të kalojë në marrëdhënië me bashkëshortin e saj.

Ajo rrëfeu se babai i fëmijës së saj është dashur të luftojë një betejë shumë të vështirë, atë me alkoolin.

Paloma deklaroi se shumë netë i është dashur të përballojë frikën dhe pasigurinë si pasojë e agresivitetit që bashkëshorti i saj shfaqte nën efektin e pijes.

‘’Vinte në orën dy të natës dhe bërtiste, i thyente të gjitha dhe mallkonte intensivisht. Ishte e frikshme, kisha më shumë merakun e vajzës’’,- tha ajo.

E pyetur nga Monika nëse e gjithë kjo gjendje ka pasuar ndonjëherë në dhunë ndaj saj, Paloma u përgjigj:

Një natë erdhi i pirë dhe po më kërkonte mua, nga meraku i vajzës tentova ta qetësoj. Ai më mori mua, më ngriti në ajër dhe kërkonte që të më përplaste në tokë. Kam thirrur policinë dhe e lash dy ditë atje derisa të qetësohej situata.

Paloma tregoi se pas kësaj situate u largua nga shtëpia së bashku me vajzën dhe vendosi që ta vinte bashkëshortin përballë dy zgjedhjeve, alkoolin ose familjen.

Që nga ai moment Paloma tregoi se filloi karvani i sakrificave të rehabilitimit, gjë që u shoqëruan gjithashtu me agresivitet, nervozisëm dhe durim.

Gazetarja tregoi se pas 7 muajsh gjithçka ju rikthye normalitetit dhe se tani është shumë krenare që familja e saj është më e shëndetshme se kurrë./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme