Jasmina i ka reaguar Shqipes pas deklaratës së mbrëmshme.
Gjatë puntantës së mbrëmshme në “Përputhen”, u publikuan pamje nga ndeja e konkurrentëve, e mbajtur para pak ditësh, shkruan lajmi.net.
Në një moment, Shqipja kishte deklaruar se ajo dhe Andi përfunduan të lagur me shampanjë, ngase ua hodhi Jasmina, duke treguar shenja xhelozie.
“Unë kam kërcyer shumë. Nuk kam pushuar asnjë moment. Fationi nuk donte të kërcënte, unë po kërceja me Andin. Skena e xhelozisë ishte që Jasmina në vend se të lagte Andin me shampanjë, më lagu mua. Ishte skenë e tmerrshme”, tha Shqipja.
Por, Jasmina mungoi në studio, andaj vendosi t’i përgjigjej me një koment në faqen zyrtare të “Përputhen”.
“Ça flisni o aman, s’ka lidhje me zogjtë e me laraskat asgjë. Shampanja është hedhur për arsye të tjera që s’ka të bëjë as femër as mashkull”, ka shkruar ajo.
Më pastaj, ish-konkurrentja postoi një koment të Locos, me të cilin e përshkruan ngjarjen dhe thotë se nuk do të komentojë më gjatë.
“Hahahahhaha imagjino të përplasen dy makina në rrugë dhe zogu që është mbi shtyllën e tensionit të thotë “aksidentin e shkaktova unë, se isha aty”, thuhet në postimin e Jasminës.
“Për situatën nuk dua të jap detaje, ndërsa për deliret e personave që su rri kot, kjo është përgjigjja më epike që mund të kishte”, përfundoi ajo.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...