‘Berati’ i ‘Më fal’ i jep fund beqarisë,njihuni me të dashurën e tij

11:29 | 6 Tetor 2017
Arbresh.info

Aktori turk, Kerem Poyraz i njohur në rolin e Beratit tek seriali “Beni Affet” apo në shqip “Më fal” në këtë muaj i ka dhënë fund beqarisë.
Ai njihet për rolin e tij në serialin “Më fal” si një person i involvuar në krime të ndryshme dhe si një i ‘dashuruar’ që bën gjithçka për ta kthyer dashurinë e humbur.

Ai në rolin e tij të famshëm si “Berat” nuk ka fat në dashuri por siç duket në jetën reale është mjaft i lumtur pranë gruas së tij, të cilët ditë më parë dashurinë e tyre e kurorëzuan me martesë, shkruan RTV21.

Aktoi turk i lindur në Izmir të Turqisë ka organizuar një aheng ku kishte shumë mysafirë, në këtë ceremoni nuk munguan as kolegët e tij nga seriali “Më fal” Kemali dhe Lejla.

Ata gjatë kësaj nate kanë realizuar edhe fotografi duke i publikuar për fansat e tyre në rrjetet sociale. Kerem (Berati) është i lindur më 1 janar të viti 1982 dhe bashkëshortja e tij quhet Sanem Benli.

be1_49 be2_29 be3_14 be4_8

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme