Google ADS

Benzema ftoi nënën e djalit të tij dhe të dashurën e re në ceremoninë e Topit të Artë

11:33 | 18 Tetor 2022
A. B.

Karim Benzema e fitoi Topin e Artë, të hënën mbrëma, por vëmendje gjatë kësaj mbrëmje mori edhe e dashura e tij e re.

Benzema e mori këtë çmim për herë të parë në karrierën e tij, pas një sezoni brilant, duke e fituar La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.

Théâtre du Châtelet në Paris organizoi një gala që familja e francezit nuk donte ta humbiste.

Futbollisti ka pozuar në tapetin e kuq me djalin e tij pesëvjeçar Ibrahimin, fryt i lidhjes së tij me Cora Gauthier.

Modelja mori pjesë në gala, por nuk pozoi për fotografët, por ajo shihej duke qenë me vogëlushin në hapësirat e teatrit, së bashku me nënën e Benzemës.

Ajo që nuk i ka munguar natës së madhe të Benzemës ishte Jordan Ozuna , e dashura e tij e re, dhe ndonëse zyrtarisht nuk kanë pozuar bashkë, këtë e kanë bërë gjatë hyrjes brenda, në tapetin e kuq.

Modelja amerikane ka shumë ngjashmëri me Corën dhe në fakt disa edhe i ngatërruan në gala./kk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme