Beniada Nishani është finalistja e parë, e cila u largua nga shtepia e Big Brother VIP. Ajo pas daljes nga shtëpia, shkoi në studio, ku tregoi se ndihet e lumtur që arriti deri në këtë fazë të lojës.
Modelja konfirmoi se tani për të do të nisë një etapë e re, ku do të lërë Italinë, për t’u rikthyer në Shqipëri.
Tashmë atë do e shohim si moderatore, në emisionin “Procesi Sportiv”, ku do të prezantojë në krah të Edi Manushit.
“Nuk jam fare e mërzitur. Jam tepër e lumtur që kam arritur deri këtu. Kjo është fitorja ime më e madhe. Kam pasur gjithmonë qejf të jem në Shqipëri. Sot, dua të filloj jetën time këtu. Do të iki në Itali do të udhëtoj, por dua të nis jetën time në Shqipëri”, tha Beniada.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë