Google ADS

Beniada Nishani bëhet pjesë e emisionit të njohur italian

10:40 | 12 Prill 2022
A. B.

Duket se “Big Brother VIP” po i hap dyer Beniada Nishanit edhe në Itali. Modelja shqiptare ka marrë së fundmi pjesë në emisionin e famshëm “Tiki Taka”, i cili transmetohet në gjigantin italian Mediaset.

Këtë e ka zbuluar vetë modelja teksa ka ndarë foto nga prapaskena.

Tiki Taka është një emision sportiv që drejtohet nga Piero Chiambretti dhe duket se në puntatën e re është e ftuar dhe modelja shqiptare.

Kujtojmë që Beniada mori më shumë famë me pjesëmarrjen në reality show-n. Bukuroshja tashmë është angazhuar dhe në televizion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme