Ka tash e sa ditë që në media rozë diskutohet raporti mes çiftit Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj.
Beatrix dhe Donaldi u njoftuan gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, Big Brother VIP por menjëherë pas finales dyshja i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, shkruan arbresh.info
Këtë gjë ata e konfirmuar edhe pas heqjes së njëri-tjetrit në Instagram, madje nuk u panë më bashkë që pas përfundimit të BB VIP.
Ndërsa ne po ua kujtojmë një deklaratë bindëse të Trixës derisa ishte brenda shtëpisë, ku disa nga banorët hedhnin dyshime se ajo është një lidhje false, e krijuar vetëm për lojë.
Arjola është shprehur se Beatrix nuk bën gjë tjetër “veçse puthet me Donaldin gjatë gjithë kohës”.
View this post on Instagram
Kjo ka acaruar çiftin Beatrix dhe Donald, të cilët kanë reaguar menjëherë në tentim për të vënë në dukje se ndjenjat e tyre ndaj njëri-tjetrit janë 100 për qind të vërteta.
Madje në një moment, këngëtarja Ramosaj është shprehur duke thënë: “Bëni çfarë të doni, kalleni shtëpinë se unë këtë djalë e dua dhe pikë”.
View this post on Instagram
Një argument i tillë është mbrojtur edhe nga aktori Veshaj, i cili me një ton të ngritur duke e theksuar që Beatrixin e do.
“Është e drejta ime ta dua këtë vajzë, unë bëra atë që doja”, tha aktori.
Mbetet të shihet nëse këngëtarja dhe aktori do të vendosin të bëjnë një sqarim publik për fansat e tyre.
Kujtojmë se, këngëtarja publikoi këngën “Faj” menjëherë pas daljes nga Big Brother VIP, të cilën ia dedikoi Donaldit. / arbresh.info/
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...