Bendi karizmatik “OFFCHESTRA” javën e kaluar kanë performuar në një nga club-et e Prishtinës.
Por, si zakonisht ata premtuan që për fansat e tyre të vijnë me një ri-konceptim të mënyrës së performimit.
Befasia ishte se ky grup solli sete të veçanta këngësh, të përziera me këngët e tyre dhe kënget më të famshme ndër vite, shkruan arbresh.info.
‘Thirri Krejt Shoqet’ nga PINT tek ‘Xhamadani’. Prej ‘Disco Disco’ të grupit Kaos me Elvana Gjatën e deri te ‘Ta Boja Me Drita’ të Flori Mumajesit.
Gjithcka u be sipas mënyres së grupit Offchestra me vokalistin Sezgin Curri.
Stili i tyre i muzikës është i veçantë, që në Kosovë nuk janë mësuar ta shohin apo dëgjojnë e po ashtu edhe mënyra e performimit e atillë u bë për herë të parë
Vokalisti i grupit Sezgin Curri në një prononcim për arbresh.info shpalosi planet e grupit për këtë vit.
‘Si secilen here qe kena pas qef me sjelle risi per tregun e muzikes edhe kete here mendum qe me pru nje ndryshim ne menyren e performimit te kangve tona dhe disa coverave qe i bojm. Tani më jemi duke i pregatitur edhe videot e performances per te treguar me shume rreth ketij koncepti dhe formati te bendit. Njera vetem se eshte publikuar tani do vijne edhe tjerat me radhe’, u shpreh Sezgini i cili premtoi se do ketë shumë befasi për vitin 2017.
Ja disa nga perfomacat e këtij grupi./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/Offchestra/videos/1491632314194640/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...