Dihet që gjërat mes Xhenit dhe Benardit nuk shkojnë vaj fare, e për këtë, që të dy ata u ulën për të sqaruar keqkuptimet, por u ngatërruan më keq!
Xheni ka vërejtje për të dhe e këshillon që të ndryshojë sjellje. Ajo ka mbetur e prekur nga përgjigjja që i ktheu Benardi kur i tha që të priste gjithë të tjerët për të ngrënë.
“Ne e kishim lënë që të hanim që të gjithë bashkë, kurse ti vajte more pjatën dhe fillove sikur kishe një javë pa ngrënë”, i thotë ajo.
Por edhe Benardi ka pakënaqësi në lidhje me mënyrën sesi i drejtohet Xhenit.
“Mos më mëso mua se çfarë duhet të bëjë. Ata e dinë që kur vjen puna tek ushqimi unë nuk duroj dot”, ja kthen ai.
Nga buka, sqarimi i tyre kalon tek sjelljet e tjera dhe “cenet” që kanë vërejtur tek njëri-tjetri dhe Benardi thotë se ata nuk përputhen si çift.
“Ne nuk shkojmë si çift bashkë. Hajde ikim tek dhoma e rrëfimit dhe u themi që nuk bëjmë si çift”, i thotë ai.
Xheni i thotë se përse nuk ja ka thënë që në fillim këtë, por Benardi përgjigjet se nuk kanë folur mjaftueshëm për këtë temë. Ai ankohet se Xheni nuk e dëgjon.
“Unë sa nis të flas t’i bën ah kështu, e ah ashtu. E di unë”, i thotë ai.
“Lesht di ti! Ti nuk di se çfarë është të jesh i edukuar me një femër, ndaj të them hajde të ta mësoj unë”, ja kthen Xheni.
Benardi e ironizon dhe kujton prekjen me duar që i bëri Xheni kur ishte duke ngrënë.
“Nuk e di këtë edukatën me duar unë”, i thotë ai.
“Epo më vjen keq që unë nuk jam si gjithë të tjerët”, i thotë Xheni.
Benardi ndryshon ton.
“Mos më trego mua edukatën! Përderisa unë nuk e bëj me ty, s’ke pse ma përmend! Mos ma thuaj më!”, i thotë ai.
“Nuk ta them më!”, përgjigjet Xheni.
Benardi mendon se Xheni po i ul pikë vetes me këto që i tha që për të janë shumë serioze.
“Dhe nëse unë i marr seriozisht, harroje! Nuk ke më punë me mua!”, i thotë ai.
Xheni ja kthen duke i thënë se ata të dy nuk kuptohen me njëri-tjetrin dhe e akuzon atë se të gjitha ato që thotë jam err për keq.
“Një gjë të them unë ti e merr për keq. Nuk e di, po unë jam rritur në një vend që nuk i marrin për keq këshillat dhe batutat”, i thotë ajo.
Benardit nuk i ka pëlqyer fjala “pjeshkë” e përdorur nga Xheni.
“Ato fjalë përdori me lalucat, jo me mua”, i thotë ai.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...