Bën ftohtë, por Blerina Kllokoqi Rugova e sjellë verën

17:16 | 27 Janar 2019
Arbresh.info

Muaji janar këtë vit është karakterizuar me reshje bore.

Vendi gjithandej është veshur në të bardhë, por kreatorja e njohur kosovare, Blerina Kllokoqi Rugova përmes veshjes së saj rozë, ka rikthyer pak diell dhe shkëlqim.

Blerina ka postuar në llogarinë e saj Instagram një fotografi të realizuar më herët, teksa shfaqet me plot stil dhe elegancë.

Ndryshe, ajo vazhdon të jetë një nga femrat më të suksesshme shqiptare, ku falë punës, talentit dhe përkushtimit të saj ka prekur majat e suksesit në botën e modës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme