Bella Hadid tërheqë vëmendje me pozat me të brendshme

21:10 | 24 Nëntor 2019
Arbresh Info

Ka qenë një spektakël i shumëpritur nga të gjithë, ndërsa Bella Hadid ishte njëra prej femrave me fat që ka mundur të sfilojë në shoun ‘Savage x Fenty’ në kuadër të Javës së Modës në New York.

Në krah të motrës së saj, Gigi dhe shoqeve, si Cara Delevingne e Laverne Cox, ajo është shfaqur në skenën e Barclays Center në New York për ta reklamuar linjën e re të Rihannas.

Të pranishmit nuk kanë mundur t’i heqin sytë nga figura trupore e modeles së famshme, e cila ka ‘vjedhur’ gjithë spektaklin. E veshur me të brendshme atraktive, ajo ka mbajtur një gotë uiski në dorë, teksa ka pozuar para pasqyrës.

 

View this post on Instagram

 

You know I like my Bourbon neat?

A post shared by Bella (@bellahadid) on

“E dini se më pëlqen uiski im i pastër”, ka shkruar Bella pranë publikimit të një fotografie në Instagram.

Mbi një 1.5 milion ndjekës e kanë pëlqyer fotografinë e modeles, e cila e ka ndryshuar edhe stilin e flokëve. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm