Supermodelja Bella Hadid ka rrëfyer së fundmi të vërtetën e saj se ka qarë pothuajse “çdo ditë” dhe “çdo natë” gjatë viteve të fundit.
Duke postuar disa foto të saj me lot, supermodelja u kujtoi ndjekësve se rrjetet sociale nuk kanë lidhje me jetën reale.
“Për këdo që ka vështirësi, ju lutemi mbani mend këtë. Ndonjëherë gjithçka që duhet të dëgjoni është se nuk jeni vetëm”, shkroi ajo në një mbishkrim të gjatë. “Pra, ju nuk jeni vetëm. Unë të dua, të shoh dhe të dëgjoj”, vazhdoi 25-vjeçarja, duke u thënë fansave se shëndeti mendor dhe çekuilibri kimik gjithnjë do të ketë ulje dhe ngritje.
Hadid gjithashtu shkroi se ajo ka pasur shumë vështirësi, duke kaluar kohë vetëm për të kuptuar traumat, shkaqet, gëzimet dhe rutinën. “Gjithmonë do të jeni në gjendje të kuptoni ose të mësoni më shumë rreth dhimbjes tuaj dhe si ta trajtoni atë. Kjo është gjithçka që mund të kërkoni nga vetja”.
Në Janar, Hadid, e cila ka folur më parë për luftën me depresionin dhe ankthin e rëndë që kur ishte adoleshente, bëri një pushim të shkurtër nga mediat sociale për t’u fokusuar në shëndetin e saj mendor./klan.al/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...