Google ADS

Bella Hadid pozon për brendin “Michael Kors”, vë në pah asetet e saj

11:53 | 12 Prill 2021
A. B.

Bella Hadid është ndër modelet që kohëve të fundit ka qenë mjaft e angazhuar.

24-vjeçarja jo vetëm që ka qenë pjesë e shumë kampanjave të firmave të njohura, por është munduar që të rrijë afër edhe fansave të saj, shkruan portali arbresh.info

Bella së fundi është bërë fytyra e markës Michael Kors ku debutoi me një çantë të re për linjën në një fotosesion të ri.

Supermodelja 24-vjeçare pozoi me një palë bikini ngjyrë kafe dhe një fund të gjelbër mëndafshi, ndërsa mbante me vete çantën SoHo.

Fotot e saj ishin nga një largim i fundit në ishull, ndërsa ajo e vendosi profilin në fotosesion dhe shkrepi imazhe joshëse.

Flokët e saj ngjyrë kafe ishin të lëshuara të cilat i dukeshin të lagura pas zhytjes në ujë. Modelja e aksesonte dukjen me një palë rrathë të përmasave të mëdha prej ari.
Ndërkaq, bukuroshja brune në vazhdimësi po mban të informuar 39.9 milionë ndjekësit e saj, të cilët po e komplimentojnë në çdo imazh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme