Google ADS

Bella Hadid obligon The Weekend të fshijë çdo dëshmi të lidhjes me Selena Gomez

21:38 | 24 Maj 2018
Arbresh.info

E kaluara mbetet një e kaluar dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe me çiftin Bella Hadid dhe The Wekeend të cilët ka rindezur romancën e tyre përsëri.

Pas ndarjes nga Bella Hadid, këngëtari kanadez u lidhë me Selena Gomez, mirëpo as kjo lidhje nuk zgjati shumë, shkruan arbresh.info.

Nuk kaloj shumë kohë nga ndarja me Gomez dhe The Weekend i është rikthyer dashurisë së vjetër .

Hadid dhe The Wekeend u kapën “mat” duke u puthur gjithë pasion në Festivalin e Kanës javë më parë.

Pas ribashkimit të tyre, Bella ka nisur të marrë situatën në kontroll, ajo ka gjetur disa foto të Selenës në telefonin e partnerit të saj dhe i ka kërkuar atij të fshijë çdo gjë që ka të bëjë me këngëtaren dhe lidhjen e tij me aktoren e njohur.

“Bella gjeti disa foto shumë seksi të Selenës në telefonin e The Weekend dhe e detyroi atë ti fshinte, pasi u acarua shumë”, u shpreh një burim i afërt me çiftin për revistën ‘OK’.

Dyshja Hadid dhe The Weekend janë ndër çiftet më të komentuara dhe lidhja e tyre ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes mediatike./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme