Bella Hadid është shprehur se ka humbur shumë oferta pune dhe është larguar nga miqtë për shkak të qëndrimit të saj anti izraelit. Modelja 25 vjeçare është vajza e supermodeles nga Holanda, Yolanda Hadid, dhe biznesmenit palestinez të pasurive të paluajtshme Mohamed Hadid.
Ajo e ka kritikuar Izraelin në të kaluarën për shkak të konfliktit me Palestinën. Në një interviste që ka dhënë së fundmi, modelja e famshme, e cila ka punuar për markat më të mëdha në botë, ka shpjeguar se si ajo humbi shumë oferta pune për shkak të qëndrimit të saj politik.
Çfarë bën më së miri: Ajo ka ecur në pistën e markave të nivelit të lartë si Balmain, Tom Ford, Givenchy, Chanel dhe Victoria’s Secret – por shpjegon se asaj i janë refuzuar punët për shkak të qëndrimit të saj politik.
“Ka pasur kaq shumë marka që kanë pushuar së punuari me mua. Edhe shumë miq më kanë kthyer shpinën. Kisha miq që më braktisën plotësisht, si edhe miqtë me të cilët kisha darkuar të premten në mbrëmje, për shtatë vjet, tani thjesht nuk më lejojnë të hyj në shtëpinë e tyre.”
Bella ka lindur në Uashington, DC, ku kaloi katër vitet e para të jetës së saj duke u rritur pranë të afërmve nga ana e saj palestineze. Por pasi prindërit e saj u ndanë kur Bella ishte katër vjeç, ajo, motra dhe vëllai i saj Gigi dhe Anwar, u zhvendosën në Santa Barbara, Kaliforni, me nënën e tyre.
Bella ka rrëfyer se ishte e vetmja vajzë arabe në klasën e saj, dhe kjo bëri që të përballej me komente raciste.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...