Google ADS

Belen: Nuk do të më shihni kurrë me një femër, më pëlqejnë meshkujt

09:28 | 31 Maj 2018
Arbresh.info

Modelja e njohur italiane, Belen Rodriguez ishte e ftuar në emisionin ‘Chi’, ku ka folur për jetën dhe karrierën e saj në fushë ne modës.

Ajo zbuloi se kishte mbërritur në Itali me 180 euro gjithsej, ndërsa pranoi se aktualisht fiton njësoj sa një futbollist i njohur, duke nënkuptuar miliona euro.

Belen foli edhe për marrëdhënien me Andrea Iannonen, duke përfituar sërish nga rasti për të lavdëruar pilotin e Moto GP-së, ndërsa në fund u pyet nëse do të mund të krijonte marrëdhënie me një femër.

“Nuk do të më shikoni kurrë krah një femre. Më pëlqejnë meshkujt dhe do jem pranë tyre. Femrat nuk janë as në fantazitë e mia seksuale”, u shpreh Belen Rodriguez.tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme