Behgjet Pacolli uron Dua Lipan për suksesin e saj të radhës

20:50 | 5 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Prestigjiozja amerikane “Time” e ka përzgjedhur këngën më të mirë për vitin 2017.

“New Rules” e Dua Lipës është shpallur kënga më të mirë e vitit 2017, shkruan arbresh.info. Dua Lipa është renditur e para, duke lënë pas një listë me artistë të njohur botëror.

Kënga e Dua Lipës është lansuar në korrik dhe deri tani ka 745 milionë klikime vetëm në YouTube, ndërsa suksesi i saj e ka shpallur Dua Lipën si femrën më të dëgjuar në Britani të Madhe sivjet.

E lidhur me këtë sukses të Dua Lipas ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Me anë të një postimi në Twitter Pacolli ka uruar këngëtaren duke thënë se ai ndihet krenar me suksesin e Dua Lipës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme