Alexandre Lacazette e ka tradhtuar të partneren e tij afatgjate me një punonjëse në një klub nate, me të cilën ka qëndruar në hotele të shtrenjta, ku një natë kushton 1.500 funte (1.762 euro).
Futbollisti i Arsenalit thuhet se ka dalë në takime me Funda Gedik, të cilën e kishte njoftuar edhe me miqtë dhe disa anëtarë të familjes
28-vjeçari madje i kishte ruajtur kontaktet me të edhe kur shkonte në pushime me të dashurën e tij, Manon Mogavero, me të cilën është i lidhur qe pesë vite.
Mirëpo, 23-vjeçarja Funda ishte dëshpëruar kur pas lidhjes tremujore, Lacazette i kishte treguar se kishte një lidhje tjetër – transmeton The Sun.
“Alex bëri gjithçka të më bindte të dal me të. Ma premtoi botën dhe përkushtimin e tij. Nuk është befasi, u dashurova shumë me të. Më trajtoi si princeshë. Qëndronim rregullisht në hotele luksoze në Londër, siç është The Sanderson. Por, në një moment më rrëfeu se kishte një të dashur afatgjate”.
“U shokova. Besoja se nuk ishte në lidhje. U acarova dhe duhej ta dëgjoja të më fliste për një femër me të cilën ishte në lidhje për pesë vite dhe bashkëjetonte me të në Londër”.
“Alex ia doli të më bindte dhe më premtoi se do të kishte të ardhme për ne. Ai përpiqej të më takonte thuajse çdo ditë. Më shkruante vazhdimisht mesazhe – madje edhe kur ishte në pushime në Sardinia në verën e kaluar”.
“Mirëpo, ai nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta lënë të dashurën e tij. Lidhja ime me Alex është një e fshehtë publike. Të gjithë na trajtonin si çift. Isha naive, por vërtet besoja se kishim të ardhme së bashku”, ka rrëfyer Funda. /Telegrafi/
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...