Bëhet baba reperi që e mbajti të fshehur jetën private

14:42 | 27 Korrik 2019
Arbresh.info

Është njëri prej reperëve më të njohur por jetën private gjithmonë e ka mbajtur për vete, megjithatë është zbuluar se Kendrick Lamar dhe Whitney Alford, tani janë prindër.

Reperi 32 vjeçar dhe e fejuara e tij 33 vjeçare, mirëpritën në jetë një vajzë, konfirmon Us Weekly.

Kendrick është shumë i rezervuar për jetën private dhe kurrë nuk zbuloi se e dashura e tij ishte shtatzënë.

Në fakt, ai vetëm pranoi se ishte fejuar gjatë një interviste në vitin 2015.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme