Google ADS

Befason Kastro Zizo : Dua ta lë vetën “shtatzënë”

11:26 | 3 Maj 2018
A. B.

Kastro Zizo edhe një herë ka befasuar me deklaratat e tij.

Ai njihet nga të gjithë si këngëtari “problematik” që nuk e ka problem t’i shpreh mendimet e tij edhe kur e di që reagimi i të tjerëve nuk do të jetë pozitiv. Bëhet fjalë për Kastro Zizon, i cili ditën e sotme i ka befasuar të gjithë me një postim që ka bërë në “Instastory”.

“Dua të lë veten shtatzënë, ta pjell dhe në fund t’i bëj moral për kontraceptivët”, shkruan Kastro në postimin e tij, ku vetëm ai e di kuptim e saktë të asaj çfarë ka shkruar.

Së fundmi kantautori ka bërë deklarata të çuditshme në ekran, ku fillimisht tha se “dashuria është për injorantët dhe të varfrit”, e më pas doli duke kërkuar nuse në internet.

Kastro Zizo është baba i një fëmije nga martesa me Erleta Hotin, prezantuesen e njohur e cila ka kohë që nuk është pjesë e ekranit, / arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme