Befason Fero: Anulon të gjitha koncertet, kjo është arsyeja

17:51 | 23 Shtator 2019
Arbresh Info

Reperi i njohur Fero ka befasuar fansat me postimin e tij të fundit

Me anë të një postimi në Instagram ai i ka njoftuar të gjithë ndjekësit se për muajt në vazhdim ka anuluar të gjithë koncertet.

“Të dashur fansa, i anuloj të gjitha koncertet për muajt e ardhshëm, keni mem mungu shum, por kur tkthena nkoncerte ka mu kon diçka legjendare”, ka shkruar Fero në postimin e shpërndarë në profilin e tij në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B2v8JJtnFRz/?utm_source=ig_embed

Kujtojmë që pak muaj më parë Fero lajmëroi se ai ka shkëputur marrëdhëniet e tij me menaxherët e vjetër, On Records.

Fero përveç muzikës që bën komentohet mjaft shumë edhe për jetën e tij private. Ai është në lidhje me modelen Arbenita Ismaili.

Madje Arbenita është pjesë e videoklipit të këngës “Ride or Die” të cilën Fero e ka publikuar muaj më parë e që është pëlqyer shumë nga fansat e reperit.

Kjo këngë në kanalin zyrtar të Feros në youtube ka arritur mbi 9 mijë klikime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme