Befason Elisa Spiropali, tregon ndaj kujt është mirënjohëse

23:34 | 15 Mars 2019
Trina Galanxhi

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropali e ftuar në “Ftesë në pesë” foli për situatën politike në vend por edhe për familjen e saj mbi të gjitha për vajzën e saj Naltën.

Si të gjithë prindërit, edhe Elisa nuk mund të qëndrojë 24 orë me të bijën, koha e humbur me të mund të jetë peng ama ajo e di se kur s`e ka pranë, e ka lënë në duar të sigurta.

“I jam mirënjohëse vjehrrës sime, por edhe kunatave të mia. Ato kujdesen për Naltën sa herë që unë s`mundem. Ndaj kujdesin dhe edukimin ndaj saj ia dedikoj të gjithë atyre që kanë prekur jetën tonë, përfshirë edhe mësueset”, tha Elisa që pa ndihmën e tyre do ta kishte të vështirë të pëmnbushte gjithë angazhimet që puna i kërkon.

Bieta e pyeti edhe për planet për të zgjeruar familjen me një tjetër bebe dhe Elisa u përgjigj: “Të them të drejtën nuk kam qenë njeri që kam dashur të rrethohem me fëmijë, por vajza më ka ndryshuar mendjen, pse jo, por nuk kam ende plan tani. Pastaj këto janë planet e perëndisë kur të ndodhë të ndodhë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme