Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëtare

12:22 | 29 Nëntor 2024
K.B

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka publikuar disa fotografi të vajzës së saj Luna Mari Ejlli me veshje kombëtare.

Kiara tha se në atmosferën festive të 28-29 Nëntorit, feston dhe një gëzim të veçantë, kjo pasi nesër ( e shtune), Luna mbush 7 muaj.

“Në atmosferën festive të 28-29 Nëntorit, festojmë edhe një gëzim të veçantë: babushja jonë e zemrës që nesër mbush 7 muaj. Gëzuar festat dhe qofshin këto ditë plot lumturi e bekime për të gjithë”, ka shkruar Kiara krahas fotografive të publikuara në Instagram.

Ndryshe Luizi dhe Kiara vazhdojnë të mbeten një ndër çiftet më të pëlqyera dhe më të komentuara./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme