Google ADS

Bebe Rexhës nuk i flet babai pasi i pa skenat e nxehta të këngës “Last Hurrah”

10:04 | 22 Shkurt 2019
Arbresh.info

Bebe Rexha ka sjell gjatë ditës së djeshme një ndër videokëngët më të nxehta në karrierën e saj.

Këngëtarja shqiptare ia ka shoqëruar këngës “Last Hurrah” një video fantastike, e cila ka bërë bujë të madhe në media.

Por, duket se videoja me skena intime e bukuroshes sonë nuk i ka pëlqyer të të atit të artistes, i cili është hidhëruar paksa me të bijën.

Kështu së paku ka bërë të ditur biondina përmes një mesazhi në rrjetet sociale, të cilin më pas e ka fshirë prej Twitterit.

“Babai im ende vazhdon të mos më flas, pasi që pa videoklipin e këngës ‘Last Hurrah’”, ka shkruar 28-vjeçarja.

Bebe në video shihet teksa luan rolin e një engjëlli të rebeluar, e cila feston e vallëzon derisa humb kontrollin.

Ndryshe, “Last Hurrah” deri më tani është shikuar mbi 760 mijë herë në platformën muzikore të YouTubes.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme