Këngëtarja Bebe Rexha së fundmi është bërë pjesë e rubrikës së “Us Weekly” dhe ka treguar për fansat 25 gjëra veten e saj.
1.Jam fanse e muzikës klasike. Jam rritur duke kënduar opera dhe duke i rënë trumpetës.
2.Kam lindur në Brooklyn dhe jam rritur në Staten Island, New York.
3.Më pëlqen shumë të organizoj darka për miqtë.
4.Më pëlqen të gatuaj pjata italiane. Penne alla vodka është specialiteti im.
5.Kur shkoj të vizitoj prindërit, fle në dhomën ku jam rritur.
6.Filmi im i preferuar është Harry Potter.
7.Pi të paktën 3 kafe në ditë.
8.Jam e çmendur pas pastërtisë së shtëpisë.
9.Më pëlqen të dëgjoj demot e këngëve të mia në makinë.
10.Kam një kopësht me domate në oborr.
11.Mbaj ditar. Më relakson.
12.Nuk e kam marr patentën deri në moshën 29-vjeçare. Përdorja transportin publik.
13.Më pëlqen boksi dhe kam filluar të stërvitem shumë gjatë pandemisë.
14.Banda ime e preferuar teksa rritesha ka qenë No Doubt.
15.Më pëlqen shumë të gatuaj bukë me banane.
16.Blej biskota me ylber.
17.Pija ime e preferuar është Arnold Palmer.
18.Nuk më pëlqen të udhëtoj me avion edhe pse gjatë vitit fluturoj 115 herë.
19.Kujdesem vetë për qenin tim Bear se ka frikë të shkojë në profesionist.
20.Kam një statujë Buddha në oborr prej 15 vitesh.
21.Koleksionoj pllaka megafoni.
22.Flas 3 gjuhë: anglisht, shqip dhe apanjisht.
23.Gjëja e preferuar gjatë natës është të lexoj artikuj gazetash.
24.Më pëlqen shumë të lexoj horoskopin.
25.Më pëlqen të rri me shapka. Jam rehat me to.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...