Bebe Rexha, ylli i radhës që po vjen në Sunny Hill Festival 2024

13:23 | 15 Korrik 2024
E.H

Një tjetër yll botëror do të jetë pjesë e festivalit më të madh në Kosovë e rajon “Sunny Hill Festival”.

Fjala është për artisten shqiptare Bebe Rexha.

Artistja me famë botërore njihet për hitet e saj dhe perfomancat plot gjallëri dhe pritet të elektrizojë atmosferën në Prishtinë.

“Jemi shumë të lumtur që këtë vit në mesin e shumë artistëve me nam kemi edhe këngëtaren Bebe Rexha. Talenti i saj i jashtëzakonshëm dhe energjia që Bebe Rexha sjellë në skenë, do e ngjallin edhe më shumë atmosferën e këtij edicionin”, shkruhet në komunikatën e lëshuar nga “Sunny Hill”.

Në mesin e shumë hiteve të Bebe Rexhës janë edhe “I’m Goog (Blue)”, “Baby, I’m Jealous”, “No Broken Hearts” etj.

Fesitvali sivjet mbahet në Bërnicë të Poshtme nga 25 deri më 28 korrik./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme