Google ADS

Bebe Rexha vjen e veçantë nga Italia

22:09 | 3 Shtator 2021
L G

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, prej disa ditësh është duke qëndruar në Itali.

Ajo ndoqi nga afër koleksionin e ri të markës së famshme “Dolce dhe Gabanna”, gjersa atje festoi edhe ditëlindjen e 32-të.

E njëjta së fundmi duket se ka ndarë disa fotografi të reja, në të cilat ka marrë vëmendje me paraqitjen provokuese.

Biondja shfaqet e veshur me një fustan transparent të zi duke vënë në pah linjat e bujshme trupore.Dukjen e kompletoi me një palë syze e po ashtu edhe me take të tilla, të po së njëjtës ngjyrë.

“Mirupafshim Itali”, ka shkruar ajo duke njoftuar fansat se po largohet nga Italia për në shtëpinë e saj në Los Angeles.

E njëjta ka qenë e shoqëruar nga partneri i saj, regjisori Keyan Safyari, me të cilin edhe u paraqit në promovomin e koleksionit të ri të “Dolce dhe Gabanna” në Venedik.

Ata po shijojnë lidhjen prej më shumë se një vit, teksa Rexha në një moment theksoi: “Më pëlqen ky djalë. Unë mendoj se ky është një njeri i mirë. Ai është një njeri shumë i mirë. Ky djalë është i veçantë.Ai është i dashur, ai kujdeset për mua, ai është duke kuptuar karrierën time dhe atë që bëj”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme