Bebe Rexha ka thënë se ajo nuk e shef vetëm si heteroseksuale por mendon se kjo po ia vështirëson lidhjet e saj në dashuri: Ndjej se të gjithë frikësohen nga unë, si djemtë ashtu edhe vajzat
Ajo nuk është e mbyllur kur është në pyetje për të folur për jetën e saj private dhe lidhjet e saj.
Bebe Rexha sapo e ka bërë këtë në një artikull për Nylon të hënën, ku ka treguar se ajo nuk arrin që ta identifikojë vetën si heteroseksuale, përkundrazi kjo gjë “e lë pa energji”.
Shqiptarja 29 vjeçare, ka shtuar se ajo beson që nga ajo kanë frikë si meshkujt ashtu edhe femrat derisa “çdo mashkull nuk ia del më të”.
“Nëse dëshiroj që të dal me dikë, dua që të dal me atë. Nuk shqetësohem kush është. Kam shumë energji për të gjitha”.
“Ndonjëherë me duket vetja që jam shumë mashkullore në jetën e përditshme. Kur shkoj në shtëpi, nuk e mbaj këtë gjendje. Shkojë në shtëpi dhe ndihem tërësisht e lirë. A do të jetë dikush që të kujdeset për mua, pasi që ndjej se unë kujdesem për të gjithë që janë rreth meje. Do të dëshiroja që dikush të kujdeset për mua”.
Këngëtarja e hitit “Last Hurrah”, po ashtu ka treguar që çfarë ndien ajo përderisa mendon që ajo frikëson njerëzit që largohen nga ajo pasi që nuk frikësohet të thotë atë që ndien.
“Po, mendoj që meshkujt frikësohen nga unë”, i tha ajo Nylonit.
“Mendoj se të gjithë me frikësohen mua, djem dhe vajza. Sepse dëshiroj ti them gjëra troç, kurse ata frikësohen që unë do të them ndonjë gjë për ta”.
Këngëtarja e hitit “Meant To Be” po ashtu ka treguar që ajo për momentin është beqare dhe nuk po kërkon për një lidhje.
Teksti i këngës së saj të fundit “Last Hurrah”, ka një rresht të tillë: I dhashë fund me zonja, i dhashë fund me djemtë.
Kjo nuk është hera e parë që Bebe është e hapur për seksualitetin e saj, pasi që për këtë kishte folur edhe në emisionin e Dan Wootton vitin e kaluar.
“Vetëm vazhdoj me të njëjtin ritëm”, kishte thënë ajo kur ishte pyetur nëse e sheh vetveten me ndonjë partner mashkull apo femër në të ardhmen.
“Në fund të ditës dashuria është dashuri dhe nuk mendoj se duhet ta kanalizojmë në këtë mënyrë”, kishte thënë ajo.
“Kurrë nuk e kam shikuar atë në këtë mënyrë. Është një gjë kur dikush bën që ju ta ndieni atë ose jo”.
“Mendoj se kështu me kanë rritur prindërit, të gjithë janë të barabartë dhe ju duhet të dashuroni kënd të dëshironi që e ndjeni. Pastaj, kur udhëtoni rreth botës shihni gjëra të caktuara se si popuj të caktuar shohin seksualitetin e tyre dhe kjo gjë ta shpif edhe më shumë dashurinë”.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...