Krijuesja e hitit ‘In name of Love’ ende nuk ndihet sikur i takon industrisë së muzikës, por ngadalë po arrin famën ndërkombëtare.
I pyetur nëse po përballet me famë, ajo i tha revistës Fault se aspak nuk ndihet se i përket botës hollivudiane.
https://www.instagram.com/p/Bme5OSvlWKc/?taken-by=beberexha
“Jo aspak, ende ndihem sikur nuk i përkas. Nuk më është dorëzuar kurrë një pjatë e argjend! Unë gjithnjë humbëse, isha pak e çuditshme, pak më ndryshe, do të shkruaja këngët e mia, por mbështetës femrat dhe artistët e tjerë”, tha ajo.
Ndër të tjerash, ajo thekson se ishin dështimet ato që shërbyen si frymëzim, ngase dështimi është pjesë e pandashme e jetës së çdo njeriu, dhe tani është e lumtur që ka një projekt të tillë që e përmbyll me sukses.
“Unë kam qenë shumë e zëshme dhe e ndershme në lidhje me luftën time të vazhdueshme me ankthin dhe depresionin. Doja të krijoja një video dhe këngë që tregonte të vërtetën time. Kjo video është një festë për mua më në fund duke qenë në gjendje të pranoj papërsosmëritë e mia. Unë jam në rregull me faktin e të mos qenit në rregull gjatë gjithë kohës. Nëse ndjeheni i vetëm ose i humbur, ju lutem dijeni që nuk jeni, dhe ju jeni i dashur”, ka shkruar Bebe Rexha.
Së fundi këngëtarja fitoj çmimin në kategorinë “Country” të ngjarjes muzikore “Teen Choice Awards”.
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...