Google ADS

Bebe Rexha thotë se i mungojnë koncertet: Jam e zemëruar, e di që edhe fansat janë të frustruar

17:17 | 16 Dhjetor 2021
KRG

Këngëtarja shqiptare me fame botërore, Bebe Rexha, ka pasur një vit mjaft të suksesshëm me nxjerrjen në treg gjatë majit të albumit të saj të dytë në karrierë, “Better Mistakes”.

Ky album i cili është pritur mirë nga fansat, nuk ka pasur fatin e mirë që të promovohet ashtu siç duhet në një turne, për shkak të mos-organizimit të koncerteve si pasojë e pandemisë COVID-19.

Disa fansa të këngëtares kanë shkruar statuse në rrjetin social Twitter, duke treguar se sa shumë u mungon koha kur artistja ishte prezente në turne.

“E di që më zemëron shumë. Ka aq shumë sa do të doja t’ju shpjegoja, por nuk mundem. Por unë jam mirënjohëse për durimin dhe e di që keni qenë të frustruar. Unë gjithashtu. Ju premtoj se do të ketë një turne”, ka shkruar 32-vjeçarja në Twitter.

Bebe Rexha këto ditë përndryshe ndodhet në New York, ku është kthyer te familja e saj për të kaluar festat e fundvitit.

Ajo ka publikuar disa imazhe në Instagram, ku mund të shihet në studio teksa kompozon këngë të reja për albumin e saj të tretë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme