Bebe Rexha thotë se babai i saj kishte frikë që ajo të bëhej këngëtare

09:26 | 10 Prill 2019
A. B.

Bebe Rexha është një prej yjeve më të famshme në botë, mirëpo ajo asnjëherë nuk e harron origjinën e saj shqiptare.

Ylli gjithmonë e thotë me krenari prejardhjen e saj shqiptare, teksa së fundmi pohoi në emisionin e Jonathan Ross, se edhe pse nuk i di të gjitha fjalët në shqip, ajo prapëseprapë e flet gjuhën amtare duke e kombinuar me anglisht. , shkruan portali arbresh.info

Në një intervistë të fundit, ajo foli rreth karrierës së saj në përgjithësi, duke cekur edhe mënyrën se si nisi të bëhej këngëtare dhe të gjitha sfidat që i ka kaluar për të arritur këtu ku është.

“Më lejonte të dëgjoja muzikë, por e vinte re sa e fiksuar isha me këngët, me të shkruarit dhe ishte kundër [kësaj karriere] sepse e mendonte industrinë e muzikës si një vend të rrezikshëm. Seks, drogë dhe rock and roll. Ashtu është, meqë ra fjala, por jo për mua. Për mua s’ka seks, as drogë, thjesht rock and roll”, ka thënë Bebe Rexha.

Ndryshe, projekti i fundit i saj ishte “Last Hurrah”, një këngë mjaft e pëlqyer. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme