Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, së fundmi ka qenë e pranishme në premierën e Maleficent: Mistress Of Evil në Los Angeles.
Me këtë rast, ajo është takuar me yllin e filmit, Angelina Jolie, teksa është tejet e lumtur për këtë.
Këtë e bëri të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë me fansat në llogarinë e saj personale, Instagram.
“U takova me mbretëreshën”, ka shkruar në njërin prej postimeve artistja me prejardhje shqiptare.
Të dy artistet ishin të veshur me fustana të zi dhe nuk ka dyshim se rrëmbyen vëmendje me dukjen glamuroze.
Në ndërkohë, skenari i këtij filmi sillet rreth Princeshës Aurora (rol i luajtur nga Elle Fanning) dhe se si dashuria e saj do të provojë lidhjen e saj me kunatën.
“Maleficent 2″ vjen pas versionit të parë të filmit në vitin 2014. Regjisor i filmit është Joachim Rønning, i cili është i njohur për filmat si “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”, dhe do të publikohet më 18 tetor. /Telegrafi/
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...