Bebe Rexha takohet me Angelina Jolie në premierën e Maleficent: Mistress Of Evil

09:37 | 1 Tetor 2019
Arbresh Info

Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, së fundmi ka qenë e pranishme në premierën e Maleficent: Mistress Of Evil në Los Angeles.

Me këtë rast, ajo është takuar me yllin e filmit, Angelina Jolie, teksa është tejet e lumtur për këtë.

Këtë e bëri të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë me fansat në llogarinë e saj personale, Instagram.

“U takova me mbretëreshën”, ka shkruar në njërin prej postimeve artistja me prejardhje shqiptare.

Të dy artistet ishin të veshur me fustana të zi dhe nuk ka dyshim se rrëmbyen vëmendje me dukjen glamuroze.

Në ndërkohë, skenari i këtij filmi sillet rreth Princeshës Aurora (rol i luajtur nga Elle Fanning) dhe se si dashuria e saj do të provojë lidhjen e saj me kunatën.

“Maleficent 2″ vjen pas versionit të parë të filmit në vitin 2014. Regjisor i filmit është Joachim Rønning, i cili është i njohur për filmat si “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”, dhe do të publikohet më 18 tetor. /Telegrafi/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme