Google ADS

Bebe Rexha sqaron problemet që ka me peshën

10:41 | 21 Qershor 2019
A. B.

Kohëve të fundit këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha po përflitet mjaft për pamjen e saj, sidomos për trupin ku kanë dalë disa fotografi ku shihet se ka shtuar peshë.

Kjo nuk e ka bërë të ndihet mirë këngëtaren e cila ka vendosur që vet të shpjegoj gjithçka, shkruan portali arbresh.info

“Pesha ka qenë gjithmonë një gjë e vështirë për mua çdo që kur isha vajzë e vogël. Por është një udhëtim dhe nuk do të fsheh dot, sepse unë kam shtuar peshë.

“Do të punoj në këtë drejtim.”

“ Ju nuk i dini rrëfimet e të gjithve. Të kaluarën e njerëzve, varësitë e tyre,a marrin apo jo ilaqe që i bëjnë ata të fitojnë në peshë. Depresive!”

“Më pëlqen të ha dhe nuk e mohoj këtë”, ka përfunduar Bebe.

Kujtojmë që ajo sivjet ishte refuzuar nga shtëpitë e modës për dizajnimin e fustanit të saj në “Grammy Awards”, nga ku kishte ngelur e ofenduar për arsye se refuzimi ishte bërë për shkak të përmasave të saj. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme