Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë muajve të fundit jo shumë aktive në rrjetet sociale.
Ajo u sqaroi fansave të saj pak javë më parë se gjatë gjithë kësaj kohe ka punuar në projekte të reja, por që thjeshtë nuk ndjen se është koha e duhur për t’i lansuar ato, për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia globale COVID-19, shkruan portali arbresh.info
Kësaj radhe ajo ka pozuar tërësisht natyrale, pa makijazh dhe pa filtra duke treguar trupin e saj ashtu siç e ka në përditshmëri.
“E tëra natyrale”, shkroi Rexha në mbishkrimin e fotografisë.
Bebe Rexha është komentuar shpesh herë në media për fizikun e saj, veçanërisht të pasmet e mëdha, me të cilat edhe ajo vet ka ironizuar herë pas here.
Përndryshe, për këtë vit ajo nuk ka publikuar asnjë projekt muzikor ndonëse ka punuar intensivisht për albumin e saj të radhës. /arbresh.info/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...