Bebe Rexha shkëlqen në “Oscars”, e veshur me fustanin e kuq

09:17 | 5 Mars 2018
Arbresh.info

Këngëtarja me prejardhje shqiptare që ka arritur famë ndërkombëtare, Bebe Rexha vazhdon të korrë suksese në arenën ndërkombëtare.

Mbrëmë u mbajt ceremonia më prestigjioze që mbahet në botën e kinematografisë, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për çmimet “Oscars”, ku e pranishme ishte edhe Bebe Rexha, e cila ka mahnitur të gjithë.

Këngëtarja kishte veshur një fustan të kuq, në të cilin kishte ekspozuar gjoksin si asnjëherë më parë.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Bebe Rexha është “Meant to be”, këngë e cila ka rezultuar shumë e suksesshme. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bf7q14bFOaU/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_profile_upsell_test

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme