Bebe Rexha shfaqet me stil të veçantë në New York

12:19 | 25 Tetor 2018
A. B.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore 29 vjeçarja e mori gjithë vëmendjen nga mediat rozë.

Ajo njihet për zgjedhjet e saj të veçanta dhe stilin e veshjeve në tapetin e kuq, shkruan portali arbresh.info

Dhe Bebe Rexha të mërkurën mbrëma mori pjesë në shoun e Moschino x H&M në New York, ku dukej tejet mahnitëse me këtë veshje të veçantë.

Këngëtarja dhe tesktshkruesja 29 vjeçare bëri që të gjithë të kthejnë kokën kah ajo, derisa u paraqit e veshur me një kostum me CD të printuara.

Bebe dukej mjaft e veçantë dhe ekspozoi gjoksin e saj bombastik si dhe trupin e tonifikuar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme