Bebe Rexha shfaqet me një kostum provokues dhe plot shkëlqim

22:15 | 2 Nëntor 2018
A. B.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha njihet për linjat e saj bombastike.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në Madrid të Spanjës për të performuar në një nga emisionet televizive këngën e saj më të fundit “I’m a mess”, ku dukej tejet e bukur dhe shkëlqente me veshjen që kishte zgjedhur, shkruan portali arbresh.info

Bebe nuk harron asnjëherë që të ekspozoj format e saj fizike duke i vënë në fokus gjoksin dhe të pasmet.

Ajo vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga aktivitet muzikore dhe jeta e saj e përditshme.

Bjondina seksi së fundi ka publikuar një video provokuese për fansat e saj në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft tërheqëse.

https://www.instagram.com/p/BpsII-IHUwu/

Bebe Rexha u ka treguar ndjekësve të saj kostumin provokues dhe me shkëlqim, me të cilin është prezantuar gjatë performancës së saj.

Përndryshe, albumi i saj “Expectations” i publikuar këtë vit, është cilësuar si një nga më të suksesshmit këtë vit dhe është përfolur tej mase nga publiku. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme