Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Ajo po vazhdon me sukses të mbajë koncerte dhe të sjell këngë të reja për adhuruesit e saj.
Por, krahas angazhimeve artistike bukuroshja shqiptare për të mbajtur linjat seksi trupore shkon edhe në palestër.
Në njërën prej seancave stërvitëse, 28-vjeçarja e ka takuar sërish aktorin hollivudian, Sylvester Stallonen.
Natyrisht, këtë rast e ka shfrytëzuar Rexha që ka realizuar edhe video ‘selfie’ me aktorin 71-vjeçar teksa e ka falënderuar për inkurajimin që e ka marrë prej Stallones në kohë që ajo ishte në depresion të thellë dhe mendonte të largohej prej botës së muzikës.
“Rreth një muaj më parë, unë shkova në palestër dhe sinqerisht mendoja të largohem nga bota e biznesit të muzikës sepse ndjeva sikur po ndiqja lartësitë boshe dhe isha në depresion të thellë. Ky njeri ishte aty atë ditë dhe më dha inkurajimin më të mirë ndonjëherë dhe sot ai ishte këtu përsëri për të më kujtuar se nuk është vetëm një vrapim, por kjo është një maratonë. Gjërat mund të ndryshojnë shpejt”, ka shkruar Bebe në Instagram.
Ndryshe, ditë më parë këngëtarja ka sjell projektin më të ri të titulluar “Menat To Be”, i cili deri më tani është shikuar mbi 5.7 milionë herë në YouTube.
Ajo ka treguar se kënga e fundit renditet në pozitën e dhjetë të renditjes së iTunes, e cila e ka bërë të lumtur këngëtaren.
https://www.instagram.com/p/BauEXZ4g6KB/?taken-by=beberexha
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...