Sukseset e saj janë të panumërta dhe emri i Bebe Rexhës lakohet në mbarë botën, duke bërë krenarë shqiptarët kudo ku janë!
Së fundmi, ajo ka thyer një rekord botërore duke u bërë artistja e vetme në botë që qëndron për 50 javë e renditur në numrin një, në dy prej top listave muzikore të Billboard.
E kemi fjalën për top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit country dhe top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit ‘electronic’.
Ajo ka qëndruar për 50 javë e para në këto dy top-lista me hitet e saj të padiskutueshme, “Meant To Be” (bashkëpunim me Florida Georgia Line) dhe “I’m Good (Blue)” (bashkëpunim me David Guetta).
Vetë Bebe ndau super e lumtur këtë lajm me ndjekësit e saj në rrjete sociale.
“Jam në shok. Mirënjohëse. E beakuar. E lumtur. Faleminderit kujtdo që më ka mbështetur në karrierën time. Ju dua, me dashuri Bebe”- shkroi ajo./iconstyle
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...