Bebe Rexha probleme me veshjen në “Grammys”

01:05 | 30 Janar 2018
Trina Galanxhi

Këngëtarja me prejardhje shqiptare ditët e fundit ka qenë në qendër të medias online për puthjen me Rita Orën por edhe për sukseset e saj muzikore.

Vazhdon akoma të prodhojë lajm këngëtarja bukuroshe e cila së fundmi hasi disa probleme me veshjen në “Grammy Awards”. Fustani i saj i ngushtë dhe i shkurtër tek pjesa e dekoltesë i rrëshqiti poshtë duke i zbuluar më shumë seç duhet.

Gjatë një momenti kur u kthye për të dhënë një intervistë të shkurtër, Bebe as që e kishte vënë re se fustani i saj kishte lëvizur duke rënë disi poshtë e duke i zbuluar thuajse të gjithë gjoksin.

Më vonë kur e kuptoi se diçka nuk shkonte, ajo rregulloi problemin e saj të vogël dhe eci krenare thua se nuk kishte ndodhur asgjë./top albania/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme