Google ADS

Bebe Rexha përlotet në skenë: Sapo kalova një ndarje dhe ju duhet të më ndihmoni

13:54 | 1 Gusht 2023
K.B

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha nuk po kalon një periudhë të mirë.

Kjo pasi pas tre vitesh lidhje ajo dhe Keyan Safyari i kanë dhënë fund lidhjes.

Gjatë një performance në Londër, krijuesja e shumë hiteve shpërtheu në lot dhe konfirmoi ndarjen.

“Sapo kalova një ndarje, ndaj mund të jem pak e ndjeshme dhe ju duhet të më ndihmoni”.

Sipas asaj që thuhet poshtë e lartë arsyeja e ndarjes janë komentet e Keyan për peshën e saj.

Bebe publikoi në rrjete sociale pak kohë më parë disa mesazhe ku Keyan i thonte sesi fytyra e saj kishte ndryshuar pasi kishte shtuar në peshë.

“Ti shtove 15 kg dhe sigurisht, more peshë dhe fytyra të ndryshoi. Duhet të shtirem sikur kjo s’ka ndodhur dhe është okay?”, shkruante ai./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme