Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon t’i gëzohet suksesit të albumit të saj më të ri, “Better Mistakes”.
E teksa po shijon suksesin, Rexha nuk po heziton që t’i kalojë herë pas here netët e verës jashtë me familjen ose shoqëri.
Duke u shquar për paraqitjet e saj provokuese, artistja shqiptare bëri një dalje mjaft të guximshme rrugëve të Los Angelesit.
Në disa fotografi të ndara me ndjekësit në InstaStory, Rexha është dukur shumë tërheqëse dhe mjaft ngacmuese, teksa ishte veshur me një palë rroba të zeza.
Ajo e kishte lënë tërësisht të hapur pjesën e dekoltesë, duke bërë kështu që të vihet në pah pak nga gjoksi i saj atraktiv.
Në një prej imazheve, ajo ka mbuluar gjoksin me një emoji zemre, duke bërë kështu të ditur se dekolteja e saj ishte mjaft e hapur sa për të zbuluar më shumë se që duhet në ndonjë kënd të caktuar.
Bebe Rexha përndryshe në një intervistë ekskluzive për Telegrafin të dhënë së fundmi, zbuloi dëshirën e saj për ta vizituar Kosovën në një të ardhme të afërt.
“Unë thjesht, me të vërtetë nuk mund të pres deri sa të vijë ai moment. Është si një ëndërr dëshira për të ardhur në Kosovë, ndoshta do të vij këtë vit, ose ndoshta në vitin e ardhshëm, unë me të vërtetë dua të shkoj atje. Ndoshta do të vij edhe më herët nga sa e mendoni, do të më pëlqente, ka qenë një ëndërr e imja prej kohësh ta vizitoj Kosovën”, ka thënë Bebe Rexha.
Hera e fundit kur artistja shqiptare vizitoi trevat shqiptare ishte dhjetori i vitit 2019, ku erdhi në Shqipëri për të parë nga afër dhe për t’u dalë ndihmë disa prej familjeve shqiptare të prekura nga tërmeti.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...