Dje u bë inaugurimi i Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Edhe pse në moshën 76 vjeçare Biden arriti qëllimin e tij dhe e sfidoi ish-presidentin republikan, Donald Trump, shkruan portali arbresh.info
E energjia pozitive e tij si duket e ka inspiruar artisten shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.
Bebe ka shfrytëzuar këtë arritje të presidentit amerikan, për t’i motivuar fansat e saj përmes një statusi në rrjetin social Twitter.
“Thjesht dua t’ju njoftoj. Asnjëherë nuk është vonë për të ndjekur ëndrrat tuaja. Joe Biden është 78 vjeç dhe po bëhet president i Shteteve të Bashkuara sot. Mos u dorëzoni”, shkroi 31-vjeçarja në ditën e inaugurimit.
Ndryshe, Rexha pritet që shumë shpejt të publikojë këngën e saj më të re për fansat.
“Sabotage” mban titullin kënga e saj e re, e cila do të publikohet së shpejti edhe me klip. /arbresh.info/
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje
G Bani shpreh ndjesë dhe kërkoi të lërë shtëpinë pas veprimi...
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan